Kumbaro, gjykata shtyn sërish vendimin

18/01/2011 14:20

Gjykata e Lartë ka shtyrë sërish vendimin për shqyrtimin e masës së sigurisë për Ilir Kumbaron.

Sipas informacioneve të fundit, Kolegji i Bashkuar nuk ka mundur të marrë shumicën me dy të tretat e anëtarëve për vendimin.

Kolegji është ndarë në dysh, me gjashtë anëtarë që votuan pro dhe gjashtë anëtarë të tjerë që votuan kundër. Për rrjedhojë, shqyrtimi i masës do të vendoset pas plotësimit të vendeve vakante.

Top Channel