Korea e Veriut, 1/3 e buxhetit për ushtrinë

18/01/2011 13:15

Korea e Veriut është duke shpenzuar një të tretat e të ardhurave të vendit për të forcuar kapacitetet e saja ushtarake, pavarësisht ekonomisë që vuan dhe standartit të ulët të jetesës, bëri me dije “Reuters” gjatë ditës së sotme.

Peniani pretendon se shpenzoi vetëm 570 milion dollarë për ushtrinë në vitin 2009, por ekspertët janë të bindur se shifra e vërtetë e destinuar për këto qëllime ka qënë prej nëntë miliardë dollarësh.

Të ardhurat e brendshme bruto për frymë të vendit komunist janë pothuajse 29 miliardë dollarë. Një milionë banorë humbën jetën, nga 22 milionët që popullojnë vendin, si pasojë e mungesës së bukës, në dekadën e viteve 1990.

Top Channel