Jintao nis vizitën historike në SHBA

18/01/2011 23:30

Presidenti kinez, Hu Jintao zbriti në tokën amerikane duke nisur vizitën e tij zyrtare treditore në SHBA.

Jintao do të takohet me presidentin Obama të mërkurën me të cilin pritet të diskutohen cështjet më delikate që shqetësojnë marrëdhëniet mes dy vendeve, si politika monetare e Kinës, cështja e Koresë së Veriut dhe të drejtat e njeriut.

Ndërkohë, media shtetërore në Kinë, njoftoi se vizita e liderit Jintao synon të përcjellë mesazhin se si dy vende të mëdha mund të bashkëpunojnë për paqen e stabilitetin në Azi dhe në mbarë botën, pavarësisht ndasive në politikat monetare e të drejtat e njeriut.

Top Channel