Irak, bombë pranë komisariatit, vdesin 42

18/01/2011 10:10

Një sulm kamikaz vrau të paktën 42 persona jashtë një komisariati të policisë, në qytetin iraken të Tikritit, disa minuta më parë.

Të paktën 100 persona të tjerë raportohen të plagosur, sipas lajmeve të publikuara në agjensitë ndërkombëtare të informacionit.

Ky është sulmi më vdekjeprurës në Irak që prej shpërthimeve të tetorit në një kishë në Bagdad, sulm nga i cili humbën jetën më shumë se 50 persona.

Tikriti, qyteti prej nga vinte diktatori Sadam Hussain, konsiderohet si një prej zonave më të pasigurta në vend.

Top Channel