Haiti, kafshët marrin më shumë ndihma efikase

18/01/2011 12:45

Një vit nga tërmeti i 12 janarit, që shkatërroi të gjithë Haitin, raportet tregojnë se ndihma që janë dhënë për kafshët kanë qenë më efikase në rezultatet e tyre se ato për njerëzit.

Vetëm një javë më parë, ish-presidenti amerikan Bill Clinton, një koordinator i shpërndarjes së ndihmave, pranoi publikisht problemet e mëdha dhe kritikoi ngadalësinë me te të cilin po zhvillohet rindërtimi i Haitit.

Përveç 250 mijë personave që humbën jetën në tërmet, me qindra mijëra kafshë gjithashtu mbetën të vrara apo të plagosura. Organizata Botërore për Mbrotjen e Kafshëve (ËSPA) dërgoi në terren një grup pune, me qëllimin që të shpëtonte 14 mijë frymë, midis qenve, maceve, dhive, gomerëve dhe kuajve.

Një fond prej 250 mijë dollarësh është përdorur për të financuar kërkimet në terren dhe ngritjen e klinikave të përshtatshme dhe WSPA lajmëroi sot se objektivi i saj është tejkaluar, ndërsa në total janë shpëtuar rreth 50 mijë kafshë të plagosura.

Top Channel