Euro forcohet ndjeshëm ndaj dollarit

18/01/2011 13:25

Euro është rritur ndjeshëm ditën e sotme, pavarësisht raportimeve se nuk ka ende një plan të afërt për një buxhet shpëtimi për vendet e rrezikuara nga kriza, lajmëruan mediat ndërkombëtare.

Monedha e përbashkët europiane është rritur me 1,34% në bursat ndërkombëtare deri tani dhe rritja mund të vazhdojë edhe gjatë ditës.

Ndërkohë, Ministrat e Financave në Europë do të vendosin më vonë gjatë vitit se sa do të jetë sasia e shumës që do të krijohet në dispozicion të vendeve në vështirësi.

Top Channel