Estonia krijon cyber-ushtrinë

18/01/2011 11:35

Estonia është vendi i parë në botë që ka ngritur ushtrinë informatike, të përbërë nga vullnetarët.

Ajo quhet Küberkaitseliit, ose KKL dhe ka lindur për të mbrojtur një nga shtetet më të prekur në botë nga lufta informatike.

“Projekti për të cuar wi-fi në të gjitha baret dhe zyrat shtetërore ka përfunduar. Tani duhet të vazhdojmë me hapin e ardhshëm, përforcimin e mbrojtjes informatike. I gjithë ky proces është pjesë e edukimit për epokën e informacionit dhe teknologjisë”, ka deklaruar Veljo Haamer, krijues i 1139 pikave të hyrjes wireless në Estoni në një sipërfaqe prej 45 mijë kilometrash katrorë.

Haamer është mbikëqyrësi i wifi.ee. “Një shtet i vogël si Estonia është më e lehtë të sulmohet, pikat kyce të infrastrukturave janë të hartuara”, ka deklaruar ai.

Estonia ka qenë vendi i parë që ka pësuar një sulm informatik, në vitin 2007, kur u goditën qeveria, bankat dhe faqet e mediave të ndryshme.

Por në të njëjtin vit ka qenë gjithashtu vendi i parë që prezantoi votimin online gjatë zgjedhjeve parlamentare.

Top Channel