Marjanet, shkaktaret e ndryshimeve klimaterike

17/01/2011 20:25

Sekretet klimaterike në pjesën më të ulët në planet, në Gropën e Marjaneve në Oqeanin Paqësor, janë duke u hetuar prej shkencëtarëve, raportoi BBC.

Grupi ndërkombëtar i kërkuesve përdori një nëndetëse të posaçme, e dizenjuar për të përballuar trysni tepër të mëdha, për të studiuar fundin e një kanioni të thellë 10,9 kilometra.

Rezultatet e para të analizës tregojnë se kjo zonë mund të ketë një rëndësi shumë më të madhe nga ajo e menduara në zhvillimin klimaterik të planetit, nëpërmjet disa reaksioneve kimike që janë në gjendje të zhvillohen vetëm në kushtet e një thellësie të tillë.

Kjo ishte hera e parë që një pajisje e specializuar ishte në gjendje të maste sasinë e karbonit në Gropën e Marjaneve.

Top Channel