Leao, qeni që ruan varrin e padrones

17/01/2011 11:15

Qeni Leao refuzon t’i japë lamtumirën Maria Cristina Cesario Santanës, padrones së tij.

Ka kaluar dy ditë e dy net në varrezat e Teresopolis duke ndenjur pranë varrit të padrones së tij, e cila vdiq për shkak të përmbytjeve që kanë përfshirë Brazilin.

Foto e AFP-së në të cilën shfaqet qeni duke qëndruar me padronen e tij edhe pas vdekjes së kësaj të fundit, po bën xhiron e botës.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel