Has, vritet minatori

17/01/2011 15:55

Një 35-vjecar humbi jetën në një galeri të nxjerrjes së kromit në zonën e Perollajt, në komunën Golaj të Hasit.

Viktima është shtetasi Bilbil Sadik Brati, i cili ka qenë brenda në galeri kur një masiv gurësh është shkëputur duke e zënë poshtë. Ngjarja ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme të 35-vjecarit.

Minatorët e tjerë janë përpjekur ta ndihmojnë kolegun e tyre duke e nxjerrë trupin e tij nga gurët, por ndërhyrja ka qenë e kotë.

Në vendin e ngjarjes kanë mbëritur forcat e rendit. Minatori sapo kishte nisur punë me një kompani private, e cila vetëm pak ditë më parë nisi punën për shfrytëzimin e galerive të kromit në këtë zonë.

Top Channel