Berisha: Rama, pucist

17/01/2011 14:05

Kryeministri Berisha deklaroi në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat se Dritan Prifti ia ka dhënë videon e dosjes ditën e largimit si ministër, me qëllim që mos ta largonte nga posti.

“Autori i saj, kur do të largohej me vendim të partisë së tij, vjen dhe më thotë në zyrë: më vjen keq, por unë këtë marrëveshje do ta dëmtoj me një video. I thash: dëmtoje sa të duash, dërgoje ku të duash. Dhe këtë përgjigje do të marrë kushdo, kryeministri është kryeministër. Askush s’e merr Sali Berishën peng. Kurrë dhe kurrë”, deklaroi Berisha.

Pasi aludoi për Priftin, kryeministri akuzoi Ramën se mori videon dhe e montoi për t’i bërë presion Metës që të bënte puc dhe të prishte qeverinë. Për këtë arsye, deklaroi Berisha, ai do të ndëshkohet.

“Kasetën e mori nga unë Edi Rama dhe u tregua budalla, i papërmbajtur. Po të doja unë askush s’e merrte kasetën, por s’ma lejoi morali për këtë. Ai u tregua viktimë e psikologjisë së tij, montoi videon. Janë përpjekur 6 muaj rresht, meqenëse nuk u rikatua kryeministri të rikatohej Meta. Pra, e vërteta është që s’ka arritur të marrë peng asgjë. Ky është realiteti”, theksoi Berisha.

Top Channel