“Pasdite”: Ëndrrat e personave të famshëm

16/01/2011 18:50

Ëndrrat kanë frymëzuar njerëz të famshëm për të bërë shpikje, vepra arti, por edhe pushtime.

Ato e kanë ndihmuar shumë Pol Mekartnin e grupit legjendar Bitëlls. Melodia e këngës së famshme “Yesterday” i erdhi në ëndërr në vitin 1965. Në një ëndërr tjetër, nëna e tij Meri e ka frymëzuar për këngën ‘Let It Be’.  

Ajnshtajn u frymëzua nga një ëndërr për të zbuluar teorinë e relativitetit. Në ëndërr ai po zbriste nga një mal me shpejtësi dhe ndërkohë shihte shfaqjen e yjeve që ndryshonte ndërsa i afrohej shpejtësisë së dritës.

Presidenti Abraham Linkoln pa në ëndërr vrasjen e tij dhe ia përshkroi atë bashkëshortes vetëm pak ditë para ngjarjes.

Elias Hoëe në vitin 1845 shpiku makinën qepëse pasi pa një ëndërr që e ndihmoi të kuptonte se si mund të montonte gjilpërën në shpikjen e tij.

Doktor Frederick Banting gjeti kurën e diabetit në ëndërr. Ai fitoi çmimin Nobel në mjekësi.

Mirëpo ka pasur edhe ëndrra që kanë frymëzuar diktatorë për vrasje e pushtime.

Stalini ka eleminuar antarë të qeverisë vetëm se kishte parë në ëndërr gjarpërinj helmues të cilët ishin shndërruar në koka njerëzish dhe pikërisht në fytyrat e tyre.

Kurse Sadam Hysein ka pushtuar Kuvajtin vetëm prej një ëndrre të cilën e kishte parë tri net rresht. Tri gjarpërinj të kthyer në njerëz i kishin çuar atij në ëndërr mesazhin e pushtimit.

Hitleri shihte shpesh ëndrra të cilat i interpretonte si mesazhe të fatit të cilat e paralajmëronin se duhej patjetër me të gjitha forcat të luftonte për të mundur të gjithë armiqtë e popullit gjerman.

Emisioni i “Pasdites” iu dedikua i gjithi botës së ëndrrave gjatë ditës së hënë. Të plotë, atë mund ta ndiqni në galerinë tonë të videove.

Top Channel