Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremic ka deklaruar se marrja e statusit të vendit kandidat për në BE do të jetë një nga prioritetet kryesore të Serbisë në vitin 2011.

“Përvec detyrave të brendshme politike, si ulja e papunësisë, synimi ynë për këtë vit është marrja e statusit të kandidatit”, ka pohuar Jeremic.

Ai ka theksuar se një gjë e tillë është me interes jetik për Serbinë dhe ka nënvizuar se cdo vonesë do të ishte e rrezikshme.

Jerëmic i bëri këto komente nga Vjena, ku u takua me homologun austriak dhe me kryetaren e Parlamentit të Austrisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA