Itali, përleshje me armë, vritet shqiptari

15/01/2011 12:10

Një përleshje me armë zjarri është regjistruar gjatë natës në një qytezë të Italisë, mes disa shtetasve shqiptarë.

Sipas raportimeve të mediave lokale, nga të shtënat ka gjetur vdekjen shtetasi Ardjan Shehaj, 40 vjec, banues në Porto Rekanati.

Sipas burimeve, me t’u informuar forcat e policisë mbërritën në vendin e ngjarjes dhe pas pak minutash arritën të arrestonin autorin e krimit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

Burimet shtojnë më tej se karabinierët po zhvillojnë hetime për zbardhjen e rrethanave të vrasjes, që dyshohet të jetë kryer për motive banale ose larje hesapesh.

Top Channel