Berat, pranga shitëses, fshehu 8 mijë euro

15/01/2011 12:40

Një shitëse 21 vjecare në Berat është arrestuar nga policia pasi nuk deklaronte shitjet në shoqërinë ku punonte.

Sipas policisë, vajza nga Berati punonte si shitëse në firmën private të kasave të regjistrimit “B.N.T Electronic”, filial i degës së Beratit.

Ajo nuk ka arkëtuar një shumë prej tëtë mijë eurosh, duke fshehur në këtë mënyrë shitjet e bëra të aparaturave të kasave fiskale. Vajza akuzohet për vjedhje dhe shpërdorim të detyrës.

Ndërkohë, dy vajza, banuese në Tiranë, kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen për vjedhjen e katër butikëve në qytetin e Beratit.

Të dyja ato akuzohen se në bashkëpunim me njëra-tjetrën kanë vjedhur në katër dyqane veshjesh në këtë qytet mallra me vlerë të konsiderueshme.

Denoncimet për vjedhjet janë bërë që tre ditë më parë. Në momentin e ndalimit, vajzave iu gjetën dhe disa nga mallrat e vjedhur. Ato do të përballen me veprën penale të vjedhjes në bashkëpunim.

Top Channel