Vdesin njëkohësisht pas 70 vjetësh bashkë

14/01/2011 09:25

Një çift i përkushtuar, i martuar prej 70 vitesh, ndërroi jetë pothuajse njëkohësisht në Angli një ditë më parë, në atë që është konsideruar prej gazetave si një histori e vërtetë prej Romeo e Zhuliete.

93-vjeçari Bert Swan dha frymën e fundit në një spital në Suindon, pas një infeksioni të brendshëm, vetëm 11 orë pasi gruaja e tij 91-vjeçare Doreen pati vdekur papritmas. Ai nuk e mësoi dot kurrë lajmin.

Ndonëse jetonin në dy dhoma të veçuara në një shtëpi përkujdesjeje, çifti nuk harronte kurrë të puthej në buzë, sa herë që takoheshin gjatë ditës. Ashtu siç jetuan për 70 vjet së bashku, që kur u martuan në të 20-tat e hershme, të dy do të varrosen pranë, në një ceremoni të përbashkët.

FOTO GALERI
1/1
Histori e vërtetë Romeo e Zhuliete mes 90-vjeçarëve

Top Channel