Sri Lanka, një milion të prekur nga përmbytjet

14/01/2011 11:35

Punonjësit e ndihmës civile në Sri Lanka e kanë pothuajse të pamundur të ndihmojnë një milion persona njëkohësisht, ndërsa vendi përballet me atë që është përshkruar prej zyrtarëve si katastrofa më e keqe natyrore që prej tsunamit të vitit 2004.

Të paktën 27 persona kanë vdekur dhe 12 të tjerë raportohen të humbur në përmbytjet masive që kanë shkaktuar musonet e stinës, raportoi Agjensia e Lajmeve të Sri Lankës, “Lankapuvath”.

”Jemi veçanërisht të shqetësuar për ndihëm humanitare të më shumë se një milion personave, sidomos për fëmijët, që janë edhe klasa më e pambrojtur”, deklaroi Neil Buhne, një koordinator i OKB-së, për vendin. Ndërkohë, Sri Lanka ka shpallur gjendjen e emergjencës dhe ka kërkuar ndihmë ndërkombëtare.

Top Channel