LSI: Naço e Haxhinasto, në postet e Metës

14/01/2011 15:45

Kryesia e LSI-së ka vendosur për emrat që do të zëvendësojnë Ilir Metën pas dorëheqjes së tij nga posti i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Ekonomisë.

Nasip Naço propozohet në postin e ministrit të Ekonomisë, Edmond Haxhinasto propozohet në postin e zëvendëskryeministrit, ndërsa Vangjel Tavo propozohet në postin e nënkryetarit të Kuvendit.

Këto vendime janë marrë gjatë mbledhjes që u mbajt menjëherë pas vendimit për dorëheqjen e Metës.

Top Channel