Shtypi në Shqipëri, pjesërisht i lirë

13/01/2011 20:20

“Shqipëria është një vend pjesërisht i lirë duke iu referuar treguesve kyc të demokracisë”.

Në raportin e saj për vitin 2010, me titullin “Sfida autoritariste për demokracinë”, Freedom House vë re një rënie të lirisë botërore pas vlerësimit të të drejtave politike dhe lirive civile në të gjithë botën për vitin që lamë pas.

Kjo shënon dhe periudhën më të gjatë dhe të vazhdueshme të rënies, gjatë historisë 40 vjecare të sondazhit të Freedom House.

Gjatë 2010-ës është vënë re një rënie në numrin e vendeve të lira dhe në numrin e demokracive zgjedhore, si dhe një përkeqësim të përgjithshëm për lirinë në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore.

Por cdo të thotë një vend “pjesërisht i lirë”, ashtu sic është renditur Shqipëria. Freedom House e shpjegon këtë me respektin e kufizuar për të drejtat politike dhe liritë civile.

Një vend i etiketuar pjesërisht i lirë vuan nga korrupsioni, zbatimi i dobët i ligjit, nga mosmarrëveshjet etnike dhe fetare. Apo nga nje tablo politike, ku një parti e vetme dominon pavarësisht një farë shkalle pluralizmi.

Në listën e Freedom House, sipas rendit alfabetik, njësoj si Shqipëria janë vlerësuar edhe Venezuela, Pakistani, Haiti, por edhe vende të rajonit si Kosova, Bosnja Hercegovina, Maqedonia.

Kroacia, vendi ballkanik që po i afrohet “finishit” të negociatave me Bashkimin Europian, është cilësuar një vend i lirë dhe po ashtu edhe Serbia.

Top Channel