Rekord i ri për makinën me energji diellore

13/01/2011 11:40

Një makinë me energji diellore ka arritur shpejtësinë record prej 88 km/h.

Këtë gjë e ka bërë “Solar Racer Sunswift IV” që ka thyer rekordin e mëparshëm: vetëm 10 km/h.

Kjo makinë, e projektuar nga studentë të një universiteti Australian, ka arritur më parë shpejtësinë 103 km/h në një garë për mjetet me energji diellore, por kjo arritje nuk u dokumentua.

Kjo makinë prodhon rreth 1200 watt, aq sa një thekëse bukësh. Prova zyrtare u zhvillua në bazën ushtarake të Nowra, në Sydney (Australi).

Top Channel