Rama: Betejë popullore kundër kusarëve

13/01/2011 14:25

Kryetari i PS-së, Edi Rama ka deklaruar se opozita ndërpret çdo bashkëpunim me mazhorancën qeverisëse, ndërkohë që ka lajmëruar betejë popullore deri në rrëzimin e qeverisë.

“Doli qartë se çfarë respekti kanë për popullin këta kusarë dhe matrapazë në krye të qeverisë. Aq të zhytur janë në batakun e korrupisonit sa Saliu nuk ndahet dot nga Meta dhe të dy bashkë kanë marrë përsipër të gënjejnë popullin sy më sy”, tha Rama.

“Thonë se popullin nuk e pa atë që pa dhe nuk e dëgjoi atë që dëgjoi. Vetëm aty kur votat vidhen, ata që sundojnë nuk duan t’ia dinë për popullin”, theksoi Rama.

“Saliu dhe Meta të largohen një orë dhe më parë. Me ata që mohojnë sy më sy një shfaqje tronditëse dhe madje sulmojnë opozitën dhe mediat e pavarura se gjoja janë të lidhura me krimin, nuk ka bashkëpunim, por vetëm betejë popullore”, theksoi kreu i PS-së.
 
 

Top Channel