Për të gjithë ata që thonë se është babai ai që nuk është gjithmonë i sigurt se njihet, mbërrin një kundërshembull nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Një çift lesbikesh është përfshirë në një betejë ligjore për të përcaktuar se cila është nëna e vërtetë e vajzës së tyre të vogël, pasi u ndanë disa muaj më parë.
Disa vite më parë, gratë vendosën të kishin një fëmijë. Në mënyrë që të përfshiheshin të dyja në procesin e lindjes, njëra dhuroi vezën, e cila u ngjiz në kushte laboratorike me lëndën e një mashkulli dhurues, i cili ka hequr dorë mbi çdo pretendim për fëmijën.
Megjithatë, pasi procesi u krye, veza e pllenuar u injektua në mitrën e partneres së dytë dhe u rrit e lind prej saj. Historia e rrallë e çiftit të lesbikeve, ka krijuar një situatë të sikletshme në gjykatën e Floridës, pasi nuk ka asnjë precedent të tillë të mëparshëm në drejtësi.
Për këtë arsye, vendimi pritet të jetë edhe më i rëndësishëm, pasi pritet të krijojë një precedent në mënyrat e gjykimit. Praktikisht, gjykata duhet të vendosë nëse e drejta e mëmësisë do t’i kalojë asaj që është në të vërtetë nëna e saj biologjike, pas nënës së dytë, që e mbajti në mitrën e saj.
Sikur të mos mjaftojë ngatërresa, situata është edhe më e koklavitur, për shkak të një vendimi të mëparshëm gjykate që i ka njohur të dyja gratë si nënë të vajzës.
Top Channel