Berisha: Zgjedhjet, me ose pa opozitën

27/12/2010 21:15

Kryeministri Sali Berisha ka sfiduar opozitën, duke deklaruar se zgjedhjet e ardhshme lokale do të mbahen, me apo pa pjesëmarrjen e PS.

Duke reaguar ndaj deklaratave të PS, se po përpiqet të manipulojë proceset e ardhshme elektorale, Berisha ka dhënë garancinë e tij për një proces të lirë dhe të ndershëm.

“Zgjedhjet do të bëhen, garantoj shqiptarët se do të jenë të lira dhe të ndershme. Zoti Rama le të shtrihet përdhe, të bëjë c’të dojë, unë zgjedhjet do t’i bëj. Ju bëni si të doni, bojkot ose jo. Unë ju ftoj të merrni pjesë”, iu është drejtuar Berisha deputetëve të opozitës në Parlament.

Më tej kryeministri ka ritheksuar se opozita nuk ka fakte për të vërtetuar pretendimet e saj për zgjedhjet e 28 qershorit, si dhe ka akuzuar socialistët se veprojnë në bazë të ideve komuniste. “Juve ju nxit Nexhmija”, u ka thënë ai atyre.

Top Channel