Konçensioni, Ruli mohon akuzat

23/12/2010 14:15

Ish ministri i Ekonomisë, Genc Ruli ka reaguar në lidhje me akuzat e opozitës për shkeljet konçesionare në lidhje me kompaninë ACR.

Ai theksoi gjatë fjalës në parlament se gjatë gjithë kohës është zbatuar kontrata dhe është shprehur i gatshëm t’u përgjigjet të gjitha akuzave.

“Ju më thoni se kam shkelur ligjet, por në fakt kam zbatuar kontratën e konçesionit. Kompania e parë nuk mundi t’i realizonte këto investime dhe u tërhoq. Pas saj erdhi një kompani austriake që iu imponua që të paguante të tëra gjobat dhe të kryente edhe më shumë investime. Sigurisht kopmania që erdhi nuk mund të plotësonte vakumin që ishte krijuar për një kohë të gjatë”, deklaroi Ruli.

“Unë nuk i kam hequr asnjë gjobë, por në fakt i kam shtuar. Gjithë ai mllef kundër konçesioneve, është papërgjegjshmëri politike. Jam i gatshëm që t’i dalë përballë akuzave”, theksoi Ruli.

Top Channel