Presidencë, Topi pret Ramën dhe Bracen

21/12/2010 14:10

Presidenti Bamir Topi priti sot në një takim në selinë e Presidencës, kryetarin e PS Edi Rama, të shoqëruar nga deputeti Erjon Brace.

Sipas një njoftimi për shtyp, gjatë takimit, i realizuar me kërkesë të kryetarit të PS, Rama dhe Brace kanë paraqitur shqetësimin e tyre për një cështje që ka të bëjë me fushën e drejtësisë.

Sipas burimit të informacionit, pasi ka dëgjuar shqetësimet e tyre, kreu i shtetit ka garantuar dy politikanët se do ta trajtojë cështjen me seriozitet dhe konform ligjeve dhe Kushtetutës së vendit.

Nuk bëhet e ditur nëse në takim është diskutuar mbi kërkesën e PS për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit, e cila u rrëzua dje në komisionin e ligjeve.

Top Channel