Durrës, kapet një sasi kokaine

21/12/2010 11:10

Agjentët e policisë së Elbasanit, në bashkëpunim me kolegët e Durresit, kanë arrestuar dy persona pasi në automjetin e tyre janë gjetur 500 gramë kokainë e pastër.

Konkretisht janë vënë në pranga 39 vjecari Arben Manxhaku dhe 28 vjecari Simon Topce, që të dy banues në Durrës.

Këta shtetas janë kapur nga policia në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plepave”, në Durrës.

Në saj të operacionit të koduar “Laguna”, policia arriti të identifikojë trafikantët e lëndëve narkotike dhe gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz” me targa Durrësi, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale kokaina e fshehur. Mbi këta persona rëndon akuza e shitjes së lëndëve narkotike.

Top Channel