Aksident tragjik në Turqi/ Autobusi del nga rruga dhe përmbyset, katër të vdekur dhe 15 të plagosur
Presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko iu përgjigj ftohtë kritikave ndërkombëtare për ushtrim dhune ndaj protestuesve pas zgjedhjeve presidenciale të së dielës.
Konferencën e shtypit në Minsk, njeriu që përshkruhet nga mediat si diktatori i fundit i Europës, e shfrytëzoi për të lavdëruar punën e forcave të sigurisë që sipas tij i vunë fre vandalizmit nëpër rrugë.
“Në Bjellorusi nuk ka për të patur revolucion apo kriminalitet. Quajeni si të doni. Këtu prioritetin absolut e ka siguria e popullit, rendi dhe qetësia. Këto janë gjërat që kërkon populli bjellorus kur shkon të votojë për të zgjedhur presidentin e tij”, tha presidenti Lukashenko.
Më shumë se 600 protestues u arrestuan në protestat pas votimit të së dielës, ku sipas Komisionit Zgjedhor Lukashenko fitoi me 79 përqind, në një proces që u kritikua nga OSBE e organizma të tjerë monitorues.
Top Channel