Tymoshenko në gjykatë për abuzim

20/12/2010 17:45

Liderja e opozitës ukrainase dhe ish-Kryeministrja e vendit, Yulia Tymochenko, do të përballet me akuzat e shpërdorimit të fondeve publike, konfirmoi pasdite Gjykata e Kievit.

Pas akuzave të Kryeminstrit aktual të vendit, Viktor Yanukovych, prokuroria nisi hetimet dhe duket se prova për ngritjen e një padie janë gjetur. Shpërdorimi dyshohet të jetë realizuar falë 320 milion eurove të përfituara nga Traktati i Kiotos, për reduktimin e emetimit të karbonit në atmosferë.

Tymoshenko, e cila humbi në zgjedhjet e këtij viti postit e saj në krye të shtetit, hodhi poshtë akuzat, ndërsa i cilësoi të gjithë këto spekulime si një sulm i pastër politik. Antarët e qeverisë së saj pritet të thirren të dëshmojnë së shpejti.

Sipas 50-vjeçares, fondet nuk janë prekur dhe vazhdojnë të jenë ende në dispozicionin e Ministrisë së Mjedisit. Qeveria akuzon se me paratë e përfituara nga Traktati, u bë e mundur rritja e pensioneve në pragun e zgjedhjeve, duke siguruar më shumë mbështetje për partinë e drejtuar prej Tymoshenkos.

Top Channel