Industria aeronautike, shpërthim aziatik

20/12/2010 20:45

Për herë të parë në histori, mes kompanive më të mëdha aeronautike në botë nuk ka asnjë kompani amerikane apo europiane, njoftoi sot Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA)

Air China ka një flotë me përmasa dy herë më të mëdha se gjigantja amerikane Delta apo Lufthansa gjermane. “Bota e aviacionit po ndryshon në mënyrë shumë shumë të shpejtë”, deklaroi Shefi Ekzekutiv i IATA-s, Giovanni Bisignani .

Air China ishte kompania më e suksesshme e vitit me fitime prej 20 miliard dollarësh, ndjekur nga Singapore Airlines me 14 dhe Cathay Pacific nga Hong Kongu, me 12 miliard fitime.

China Southern renditej e katërta me pothuajse 11 miliard, pak më shumë se amerikanojugorja LATAM, kompani e lindur nga bashkimi i kilenes LAN me TAM-in brazilian. Delta dhe Lufthansa vijonin klasifikimin me nga 10 miliard dollarë fitime secila.

Për herë të parë pas dy vitesh, industria aeronautike përfundon vitin me të ardhura pozitive. “Fitimet neto nga kompanitë aziatike janë 7,7 miliard dollarë, ndjekur nga 5,1 të linjave nga Amerika e Veriut, 1,2 nga ato amerikanojugore dhe vetëm 400 milion për kompanitë europiane. Afrika, e fundit me 100 milion dollarë plus”.

E ardhmja nuk do të jetë gjithashtu e ndritur për Europën apo kompanitë nga Amerika e Veriut. Kompanitë nga Lindja e Mesme po përjetojnë një shpërthim të vërtetë, ndërsa së shpejti Emirates apo Qantas mund të spostojnë edhe më poshtë operatorët euro-amerikanë.

Top Channel