Venezuelë, Chavez rrit pushtetin

18/12/2010 03:30

Presidenti venezuelian, Hugo Chavez vazhdon të rrisë edhe më tej pushtetin e tij në vendin amerikano-latin.

Parlamenti vendas në Karakas ka miratuar një kërkesë të Chavez për të miratuar ligje vetëm me anë të dekreteve për një periudhë prej 18 muajsh, domethënë pa qenë nevoja që këto akte ligjore të nxjerra prej tij të kalojnë në Kongres.

Chavez kërkoi më tepër pushtet, sipas tij për të përballuar situatën dramatike që është krijuar në vend nga përmbytjet masive që kanë përfshirë një pjesë të konsiderueshme të vendit.

Por opozita dhe kritikët e Chavez e akuzuan atë se po përfiton nga situata e emergjencës për të rritur pushtetin e tij.

Top Channel