SHBA, ekzekutim me vdekje me injeksion për kafshët

18/12/2010 09:35

Në Oklahoma, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është kryer
ekzekutimi i parë me vdekje me anë të një injektimi që përdoret për
ngordhjen e kafshëve.

John David Duty u ekzekutua me një injeksion vdekjeprurës, në përbërjen e të cilit kishte edhe pentobarbital, një substancë veterinare.

Autoritet e Oklahomës kanë marrë leje nga gjykata për ta përdorur këtë injektim, deri më tani të përdorur të kafshët. Ky lloj ekzekutimi do të ndiqet edhe nga shembuj të tjerë.

Top Channel