Norvegji, pako e dyshimtë, mbyllet aeroporti

18/12/2010 14:20

Aeroporti i Haugesundit, në Norvegjinë perëndimore, është mbyllur
mëngjesin e sotëm si pasojë e zbulimit të një pakoje të dyshimtë.

Lajmin e ka bërë të ditur policia lokale, sipas të cilës pakoja u zbulua mbrëmjen e djeshme dhe pas një hetimi paraprak vendosi të mbyllë aeroportin.

“Në kohë normale do ta kishim konsideruar këtë pako si një nga objektet e shumta të humbura, por rrethanat e zbulimit të saj na shtynë ta vlerësonim si të dyshimtë”, ka deklaruar një zëdhënës i policisë.

Ndërkohë, probleme janë verifikuar edhe në shumë aeroporte evropiane, jo për ndonjë pako të dyshimtë, por për shkak të reshjeve të borës.

Më të prekurit kanë qenë aeroportet në Gjermani, Britani, Holandë, Zvicër, Francë, etj, ku janë anuluar me qindra fluturime.

Top Channel