Hegseth paralajmëron rishikim të pranisë ushtarake amerikane në Evropë, kritikon aleatët e NATO-s
Kancelarja gjermane, Angela Merkel realizoi një vizitë të paparalajmëruar sot në veriun e Afganistanit, ku trupat e vendit të saj po shërbejnë në një mision të udhëhequr prej NATO-s.
Qeveria e Berlinit lajmëroi se Merkel, Ministri i Mbrojtjes dhe disa prej krerëve më të lartë ushtarakë do të jenë që prej mëngjesit të sotëm në Kunduz, ku Gjermania ka një bazë. Asnjë e dhënë e mëtejshme nuk është konfirmuar.
Gjermania ka aktualisht 4 700 trupa që shërbejnë në misionin shumëkombësh për siguri. Megjithatë, fuqia më e madhe ekonomike në Europë ka bërë publike planet për të tërhequr të gjitha forcat deri në fundin e 2011-s.
Top Channel