Europë, bora turbullon aeroportet

18/12/2010 09:15

Rreshtjet e shumta të dëborës në Europën Perëndimore kanë shkaktuar probleme serioze deri në mëngjesin e sotëm, ndërsa më shumë se 800 fluturime raportohen të anulluar.

Gjermania duket se është vendi më i prekur, me pothuajse 600 anullime. Aeroporti Schiphol i Amsterdamit lajmëroi për 100 anullime dhe shumë vonesa, mesararisht katër orë e gjysmë të gjata.

Niveli i borës u shtua me 20 centimetra gjatë mbrëmjes në Frankfurt, aeroporti i dytë më i madh i kontinentit. Aeroportet e Mynihut, Dyseldorfit dhe Shtutgartit janë gjithashtu të dëmtuar rëndë.

Ndërkohë, dy persona humbën jetën pranë Hesse nga mungesa e pamjes në kushtet aktuale atmosferike. Ata po përpiqeshin të ndihmonin një shok të bllokuar, kur një makinë i goditi të dy.

Moti i acartë ka shkaktuar probleme në komunikim edhe në Britani, me shumë fluturime, avionë dhe trena të mbetur në vend. Irlanda e Veriut mbylli gjithashtu në mëngjes aeroportin e Belfastit.

Aeroporti i Zyrihut, më i madhi në Zvicër, raporton vonesa të shumta dhe 84 fluturime të anulluar. Ndërkohë, ishulli turistik italian i Capri-t, u zgjua i mbuluar nga bora, për herë të parë në 25 vitet e fundit. Danimarka dhe Franca ndodhen gjithashtu në “listën e zezë” të motit.

Top Channel