Bregu i Fildishtë, thirrje për luftë

18/12/2010 14:25

Situata në shtetin afrikan të Bregut të Fildishtë po përkeqësohet dita
ditës, ndërsa mbështetës të presidentit të jashtëligjshëm Ghagbo po
nxisin popullisinë për të nisur një luftë civile, raportoi sot e
përditshmja franceze “Le Monde”.

“I kërkoj të gjithë qytetarëve që të marrin armët dhe të dalin të luftojnë, do të çlirojmë vendin tonë nga uzurpimi”, deklaroi Charles Ble Goude, krahu i djathtë i Ghagbo-s. “Do të mbrojmë me gjak sovranitetin e vendit tonë nga ndërhyrjet e brendshme dhe të jashtme”.

Në fakt, sipas opinionit ndërkombëtar, uzurpuesi është pikërisht ai dhe bashkëpunëtorët e tij. Kandidati tjetër, Alassane Ouattara u shpall fitues me 54,1% i zgjedhjeve presidenciale, por Ghagbo, president deri në atë moment, refuzon të pranojë humbjen.

Ai ka nxjerrë ushtrinë, besnike ndaj tij, në rrugët e vendit dhe gjatë raprezaljeve në ditët e fundit, të paktën 40 persona kanë mbetur të vrarë. Presidenti Obama dënoi publikisht sjelljen e Ghagbos dhe i bëri thirrje të largohet menjëherë. OKB dhe vende të tjera gjithashtu kanë reagur.

Charles Ble Goude njihet ndryshe si “gjenerali i rrugës”. Ai deklarohet krenar për organizimin e disa protestave të dhunshme anti-franceze në vitet 2003 dhe 2004 në kryeqytetin Abidjan. Që prej 2006-s, ai nuk mund të dalë jashtë vendit, si pjesë e sanksioneve vendosur tij nga OKB.

Top Channel