Bangladesh, mbytet anija, viktima

18/12/2010 21:10

Dhjetra persona, të paktën 35 sipas një vlerësimi të parë, kanë humbur jetën në Bangladesh kur një anije me pasagjerë është përmbysur në një lumë në veri-lindje të vendit.

Mjeti që transportonte dhjetra punëtorë, është përplasur me një barkë me mallra dhe është mbytur në mes të lumit Surma ad Alipur, 240 km në verilindje të kryeqytetit Dacca.

Bangladeshi përshkuhet nga 230 lumenjë dhe aksidentet e këtij lloji janë të zakonshme për mungesë të masave të sigurisë.

Top Channel