Afganistan, sulm kamikaz, dy të vdekur

18/12/2010 14:35

Një kamikaz shpërtheu veten rreth orës 13:00 në qytetin afgan të
Kandaharit, në të njëjtën ditë ku kancelarja gjermane, Angela Merkel,
është duke vizituar një bazë gjermane në veriun e vendit.

Lajmi u konfirmua prej autoriteteve, ndërsa dy persona, përfshi një fëmijë, mbetën të vrarë. Numri i viktimave mund të rritet pasi nëntë të tjerë mbetën të plagosur.

Sulmi kishte objektiv përgjegjësin më të lartë të policisë, Ahmadullah Nazak, në krahinën më të populluar prej talebanëve, por ai ishte duke marrë pjesë në një mbledhje dhe nuk pësoi dëmtime.

Dhuna është më e lartë se kurrë në Afghanistan, me provincat jugore të Kandaharit dhe Helmandit që po i paraqisin një rezistencë të fortë NATO-s.

Top Channel