Koha e keqe, tre të vdekur dhe në Gjermani

17/12/2010 19:15

Gjermania është zgjuar e mbuluar nga bora dhe akulli që ka paralizuar trafikun rrugor dhe hekurudhor në shumë rajoni, duke shkaktuar vështirësi të shumta në aeroporte.

Në Bavari, 3 persona kanë humbur jetën pas një aksidenti rrugor, ndërkohë që në aeroportin e Mynihut janë anuluar rreth 100 fluturime dhe dhjetra të tjera kanë pësuar vonesa.

E njëjta situatë ka qenë edhe në aeroportet e Nurembergut dhe Frankfurtit.

Gjendja kritike edhe në trafikun rrugor.

Top Channel