
Dy yjet e Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo dhe Iker Kasijas duket
se kanë probleme midis tyre, që mund të rrezikojnë të gjithë harmoninë e
grupit.
Lajmi u bë i ditur në shtypin spanjoll, ku shkak për problemet e dyshes duket se është bërë e fejuara e portierit, gazetarja Sara Karbonero. Portugezi nuk i kanë pëlqyer komentet e saj rreth tij dhe cilwsimet si egoist dhe mendjemadh.
Konflikte duket se ka edhe trajneri Hoze Murinjo, me një prej lojtarëve kryesorë të skuadrës, mbrojtësin Serxhio Ramos. Një diskutim i tyre pas humbjes 5-0 në klasiken ndaj Barcelonës besohet se ka tensionuar raportet, përkeqësuar edhe nga kartoni i kuq i Ramosit në Champions ndaj Ajaksit.
Në këtë situatë, ai që përpiqet të qetësojë gjendjen është mesfushori Ksavi Alonso: “Nuk është aspak e vërtetë që brenda grupit të futbollistëve ekzistojnë klane të ndryshme. Problemi është se mediat shohin gjithçka që ndodh në këtë klub me mikroskop”.
Top Channel