Mancini: Tevez nuk lëviz nga City

16/12/2010 16:20

Trajneri i Manchester City, Roberto Mancini, do të bisedojë nesër me Carlos Tevez, sulmuesin argjentinas i cili ka kërkuar largimin nga klubi anglez.

“Unë kam qenë në Itali ndërsa Tevez në Tenerife kështu që nuk kam biseduar me të. Nesër do e takoj”, tha Mancini.

“Mendimi im është që kemi përpara një sezon të rëndësishëm për klubin dhe Tevez është një lojtar i rëndësishëm për skuadrën. Do i them që të qëndrojë. Kam besim se Tevez do të qëndrojë dhe do të vazhdojë të shënojë gola për ekipin”, përfundoi Mancini.

Top Channel