Cassano në “orbitën” e Milanit

16/12/2010 14:20

Antonio Cassano duket gjithmonë e më pranë kalimit për tek Milani
kryesues i Serisë A. Megjithatë, kuqezinjtë duhet të bëjnë një ofertë,
pasi 29-vjeçari nuk do të jetë pa klub.

Sipas informatave të shtypit italian, Kolegji Arbitral duhet të vendosë sot për mosprishjen e kontratës së tij me Sampdorian. Masa e vetme që do të merret është përgjysmimi i vlerës akuale të pagës.

Pavarësisht vendimit, presidenti i gjenovezëve, Garrone, është i vendosur që të mos e mbajë më në klub ish-lojtarin e Realit të Madridit, pas konfliktit të tyre personal.

Pesë milion euro duhet t’i mjaftojnë Milanit, për të bërë për vete barezin gjatë merkatos së janarit. Mbërritja e Kasanos në klub mund të përshpejtojë largimin e Ronaldinjos, jashtë planeve të trajnerit Allegri.

Milani kërkon një sulmues pasi bomberi i tyre, Filipo Inzagi pësoi një dëmtim që do ta mbajë jashtë deri në fundin e sezonit dhe Alesandro Pato është aktualisht i padisponueshëm.

Top Channel