
Piloti i Ferrari-t, Fernando Alonso, theksoi se “kur je i suksesshëm në diçka njerëzit nuk të shohin me sy të mirë”.
“Kur bën diçka mirë dhe je i suksesshëm nuk je më simpatik për njerëzit. Nëse del në vendin e 18-të në çdo garë, atëherë je një djalë i mirë. Për këtë arsye unë shpresoj të jem djalë i keq në të ardhmen”, u shpreh Alonso në një intervistë për revistën ‘Autosport’.
Më tej, spanjolli vazhdoi: “Lexova një ditë se basketbollistët Kobe Bryant dhe Lebron James ishin njerëzit më pak të pëlqyer në SHBA. Kjo i thotë të gjitha.”
Alonso theksoi gjithashtu se ndihet shumë i lumtur që është pjesë e skuderisë Ferrari: “Jam i lumtur që jam pjesëtar i Ferrari-t. Unë dhe ekipi kemi dy gjëra të përbashkëta: vendosmërinë dhe profesionalizmin.”
Top Channel