Shqipëria humbet 7 vende në renditjen e FIFA-s

15/12/2010 11:45

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka zbritur 7 vende në renditjen e FIFA për muajin dhjetor, të publikuar sot nga organizmi drejtues i futbollit botëror.

Shqipëria aktualisht ka 497 pikë në këtë renditje.

Në renditjen e muajit nëntor, Shqipëria renditej nw vendin e 58-të.

Në vend të parë dhe të dytë vazhdojnë të qëndrojnë finalistët e botërorit “Afrika e Jugut 2010”, Spanja dhe Hollanda.

Në vend të tretë ngjitet Gjermania, duke zbritur Brazilin në vend të katërt.

Ja renditja e 20 përfaqësuesve të para për vitin 2010:

1.Spanjë         1887 Pikë
2.Hollandë      1723
3.Gjermani      1485
4.Brazil           1446
5.Argentinë     1338
6.Angli           1195
7.Uruguaj       1152
8.Portugali     1090
9.Egjipt          1078
10.Kroaci       1075
11.Greqi        1016
12.Norvegji      995
13.Rusi           982
14.Itali           965
15.Kili             950
16.Ganë         908
17.Slloveni      897
18.SHBA         867
19.Francë       867
20.Sllovaki     854

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA