Perez: Reali, sfida më e madhe për Mou
15/12/2010 21:10
Në drejtimin e Real Madrid, Jose’ Mourinho është përpara sfidës më të madhe të karrierës së tij. Kështu është shprehur presidenti i klubit spanjoll, Florentino Perez, sipas Marca online.
“Kemi një skuadër të re, me talent dhe uri për titull dhe trajnerin më të mirë në botë i cili edhe pse ka një karrierë të suksesshme është para sfidës së tij më të madhe profesionale”, tha Perez.
“Kemi hedhur bazat për të bërë realitet ëndrrat e të gjithë madrilenëve”, tha ai.
Top Channel