Lojtarët i frikësohet ikjes së Ancelotti-t

15/12/2010 14:00

Yjet e Chelsea-t besojnë se trajneri i tyre Carlo Ancelotti  do të
largohet në përfundimin e sezonit, pasi ndihet i pakënaqur me jetën në
“Stamford Bridge”. Italiani ndihet i zhgënjyer nga vendimi i klubit për
të mos lejuar të përfshihet në punët e brendshme dhe merkato.

Një ndër yjet e ekipit, pasi kërkoi të mbetej anonim, deklaroi në mediat britanike: “Situata nuk është aspak e mirë për momentin. Të gjithë janë të bindur se trajnerit i ka ardhur në majë të hundës. Ne e përkrahim të gjithë dhe shpresojmë që të qëndrojë”.

Një ditë më parë, u përhapën njoftime se lojtarët e klubit londinez janë përçarë në dy grupime. Në njërin janë futbollistët që kanë si gjuhë amtare atë franceze, të cilët akuzojnë vendasit për formën e dobët të ekipit në javët e fundit.

Ancelotti-t u punësua 18 muaj më parë, pas përfundimit të përvojës së tij me Milanin. Në sezonin e parë në Londër, fitoi kampionatin dhe Kupën e Anglisë. Pas këtij suksesi, italiani deklaroi se dëshironte të qëndronte me blutë edhe dhjetë vjet të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA