
Përfunduan ndeshjet e fundit të fazës në grupe për grupet D, E, F, J, K dhe L të Ligës së Europës ku ra në sy eleminimi nga ky kompeticion i Borusias së Dortmundit dhe kualifikimi në sekondat shtesë të takimit të Napolit.
Ndeshja mes Seviljes dhe Dortumundit në grupin J u mbyll në barazim 2-2, rezultat ky që solli eleminimin e skuadrës kryesuese të Bundesligës gjermane e cila e përfundon aventurën europiane në vendin e tretë në kuotën e 9 pikëvë, pas PSG me 12 dhe Seviljes me 10.
Ndërkohë në grupin K, një gol i Kavanit në sekondat e fundit të takimit me Steauan e Bukureshtit i ka dhënë kualifikimin skuadrës italiane e cila renditet në vendin e dytë në grup me 7 pikë, ndërsa vendi i parë u rezervua nga Liverpul në kuotën e 10 pikëve.
Ndeshjet e tjera dhanë këto rezultate: Bruzh-Vilareal 1-2, Dinamo Zagreb-PAOK 0-1, Alkmar-BATE 3-0, Dinamo Kiev-FC Sherif 0-0, Luiziana-Palermo 0-1, Sparta Pragë-CSKA Moskë 1-1, Karpati-PSG 1-1, Liverpul-Utreht 0-0, Beshiktash-Rapid Vjenë 2-0 dhe Porto-CSKA Sofie 3-1.
Top Channel