Corinthians: Asnjë marrëveshje me Adriano

15/12/2010 16:45

“Adriano na intereson, por nuk ka asnjë marrëveshje”. Kështu shkruhet në faqen zyrtare të Corinthians, i cili ka përgënjeshtruar zërat se është arritur një marrëveshje me sulmuesin brazilian të Romës.

Klubi sqaron se nuk ka asnjë pakt me Adrianon për 2011.

“Si të gjithë futbollistët e mëdhenj, Adriano i intereson Corinthians. Por është para kohe të thuhet se ekziston një marrëveshje që të luajë me ne vitin e ardhshëm”, lexohet në një komunikatë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA