Opozita thote se vetem ne fusha mund te jete bere nje dem te pakten 70 milion euro. Nderkohe sipas saj, ne qytetin e Shkodrës, qytetaret tashme po ndeshkohen me rritjen e cmimeve te produkteve ushqimore.
“Përllogaritje paraprake minimale, të dëmit mbi kapitalin privat të bujqëve dhe fermerëve të zonës deri sot, tregon se fatura financiare është mbi 70 milionë Euro. Nga njëra anë kemi bagëti të ngordhura dhe bujqësi të mbytur nën ujë – nga ana tjetër kemi çmime ushqimore më të larta në qytet, prej mungesës së tyre në treg. Kryeministri Berisha bën mirë të pranojë paketën e PS”, tha deputeti socialist Bushati.
Top Channel