KESH raporton për gjendjen në HEC-e

12/12/2010 13:15

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare raportoi të dhënat mbi prurjet dhe shkarkimet në hidrocentralet e vendit, duke siguruar se gjendja është nën kontroll.

Sipas të dhënave të KESH, Fierza është në kuotën 288.73 metra, prurjet janë 550 metër kub në sekondë dhe shkarkimet në 769 metër kub në sekondë.

Në Koman niveli është 170.79 metra, prurjet 922 metër kub në sekondë, ndërsa shkarkimet 894 metër kub në sekondë. Të dhënat për Vaun e Dejës flasin për një nivel 73.56 metra, me prurje 865 metër kub në sekondë dhe shkarkim 940 metër kub në sekondë.

Top Channel