Gjermani, në ‘gjah’ për pemën e Krishtlindjeve

12/12/2010 18:30

Me pak se dy jave kane mbetur nga Krishtlindjet, dhe mjaft familje gjermane mendojne se nuk ka as kohe e as para per te humbur. Te armatosur me sharra elektrike e te veshur trashe, kete fundjave njerezit vershuan ne pyjet e qytetit te vogel ne veri te Mynihut, per te prere vete pemen e Krishtlindjeve.

Zgjedhja ishte e lire, kishin 10.000 bredha ne dispozicion per t’i vene gishtin dhe lejen e autoriteteve te xhep.

“Eshte nje kenaqesi me vete. Kushtet atmosferike nuk mund te quhen tamam ideale, por po kenaqemi shume. Erdhem me traktor, gjetem pemen tone, e preme dhe e morem, cdo gje shkoi per bukuri”, u shpreh një qytetar.
 
Ben Masaric, baba i tre femije, nuk e pati dhe aq te lehte kerkimin per pemen perfekte te Krishtlindjeve.

“Kishim pese mendime te ndryshme per ate qe duhet te ishte pema jone. E veshtire apo jo? Ne fund larguam femijet, na mbeten dy mendime dhe keshtu e zgjidhem”, tha ai.

Gjermanet perdorin zakonisht per Krishtlindje peme te verteta dhe madje disa i zbukurojne edhe me qirinj te vertete, te cilet i ndezin per te paren here mbremjen e 24 dhjetorit, kur kremtohen krishtlindjet tradicionalisht.

Top Channel